Chelsea shokohet nga përgjigja e Alvaro Morata-s

Chelsea shokohet nga përgjigja e Alvaro Morata-s

Chelsea ka marrë një goditje rreth transferimit të sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata.

Klubi londinez janë në kërkim të një sulmuesi qëndror për sezonin e ri dhe synimi kryesor është sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata.

Kampionët anglez humbën garën me rivalin e tyre Manchester United për nënshkrimin e sulmuesit belg, Romelu Lukaku nga Evertoni, shkruan “Metro.co.uk”, transmeton Periskopi.

Alvaro Morata deals major blow to Chelsea's transfer hopes

Alvaro Morata nuk e dëshiron një transferim te Chelsea

 

Tashmë, Antonio Conte është hedhur me të gjitha forcat për ta pasur përsëri nën urdhërat e tij sulmuesin 24 vjeçar. Morata dhe Conte ishin bashkë në Juventus për dy sezone.

Por, sipas “Onda Cero” 24 vjeçari nuk e sheh si opsion transferimin e tij në Stamford Brigde.

Man Utd ka transfeuar Romelu Lukaku-n, duke e mposhtur Chelsean në garë për nënshkrimin e tij

 

Morata po ashtu ka pranuar edhe një ofertë të majme nga klubi kinez Tianjin Quanjian, prej 30 milionë euro në sezon, por sulmuesi dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Evropë dhe nuk ka plane që të transferohet në kampionatin kinez.

Reprezentuesi spanjoll është në Los Angeles me skuadrën e Real Madrid për para përgatitjet për sezonin e ri.

Image result for conte morata

Conte e ka bërë Morata-n synim kryesor për sulmin e Chelsea

 

Morata në sezonin e kaluar shënoi 15 gola në 26 paraqitje dhe 4 asistime. /Periskopi/

Shpërndaje në: