Chelsea do ta përkrah Conten me 250 milionë funta
Chelsea janë të gatshëm ta mbështesin menaxherin e tyre, Antonio Conte me rreth 250 milionë funta këtë verë, sipas Mirror, transmeton Periskopi.
Përkundër raporteve se Conte nuk është i lumtur me Blutë, planet për të nënshkruar me emra të mëdhenjë kanë vazhduar.
Sidoqoftë, nuk ka ende ndonjë marrëveshje të re në mes të klubit dhe menaxherit, e cila do ta bënte italianin menaxherin më të paguar në histori të klubit. /Periskopi



