Chelsea triumfon me rezultat bindës ndaj Wolvesit

Chelsea triumfon me rezultat bindës ndaj Wolvesit

Chelsea shënoi një fitore bindëse me rezultat 3-0 në “Stamford Bridge” ndaj Wolves, duke siguruar tre pikë të rëndësishme pas një performance të fortë në të dyja pjesët e ndeshjes.

Skuadra e Enzo Marescës e nisi ndeshjen me intensitet të lartë, duke dominuar zotërimin e topit dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm në gjysmën e kundërshtarit.

Pas disa tentativave të pasuksesshme, Chelsea gjeti golin e avantazhit në minutën e 51-të, pak pas fillimit të pjesës së dytë.

Alejandro Garnacho harkoi bukur në zonë, ku Malo Gusto u gjend i lirë dhe me një goditje të saktë me kokë e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-0, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Chelsea vazhdoi ta kontrollojë lojën dhe në minutën e 73-të vulosi fitoren. Sërish protagonist ishte Alejandro Garnacho, i cili shërbeu një pasim të saktë në zonë për Pedro Neton. Ky i fundit goditi me siguri nga afër dhe shënoi për rezultatin përfundimtar 3-0.

Në minutat në vijim, Maresca aktivizoi lojtarë nga stoli si Reece James, Andrey Santos dhe Jamie Gittens, për t’u dhënë minutat e para në këtë ndeshje, ndërsa Wolves, pavarësisht zëvendësimeve, nuk arriti të rikthehej në lojë./Periskopi

Shpërndaje në: