Chelsea vazhdon me fitore, Arsenali më në fund mposhtet (VIDEO)

Chelsea vazhdon me fitore, Arsenali më në fund mposhtet (VIDEO)

Chelesea ka mposhtur Brightonin si mysafir me rezultat 1-2.

Blutë ishin në epërsi të dyfisht në pjesën e parë të ndeshjes.

Golin e parë e shënoi Pedro në minutën e 17-të të ndeshjes, pas asistimit të Eden Hazard.

Rezultatin e dyfishoi pikërisht belgu në minutën e 33-të të ndeshjes.

Golin e vetëm për Brighton e shënoi March në minutën e 66-të.

Me këtë fitore Chelsea është në pozitën e katërt me 37 pikë, dy më pak se Tottenham që gjendet një pozitë më lartë.

Southamptoni ka fituar ndaj Arsenalit me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me shumë raste nga të dyja skuadrat, por edhe gola të shënuara.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me anë të Danny Ings (20′), i cili shënoi me kokë për epërsinë 10

Arsenali arriti të kthehet në lojë me Henrikh Mkhitaryan (28′) që barazoi rezultat 1-1, por Ings (44′) u përkujdes që ta dërgoj skuadrën e tij në pushim me epërsin 2-1.

Në pjesën e dytë, Arsenali ishin më të mirë dhe shpejt barazuan rezultatin në 2-2 me anë të armenit Mkhitaryan (55′).

Pas këtij goli, djelmoshat e Emery u vërsulen në sulm në kërkim të fitores duke krijuar shumë raste për gol, por u ndëshkuan nga vendasit.

Ishte rezervisti Charlie Austin (85′), i cili shënoi me koëk pas një dalje të gabueshme nga Bernd Leno dhe kështu vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 3-2.

Pas kësaj fitore, Southamptoni ik nga zona e rënies pasi gjendet në vendin e 17-të me 12 pikë, ndërsa Arsenali mbetet në vendin e pestë me 34 sosh.

Shpërndaje në: