Chelsea vazhdon sigurt drejt titullit (Video)
Ishte një gjysmë e parë jo aq e lehtë për Blutë, të cilët e kishin të vështirë ta thyenin mbrojtjen e organizuar të vendasve.
Megjithatë, ata ia dolën ta gjenin rrjetën. Pedro shkoi në sulm dhe asistoi te Cesc Fabregas, i cili pas kombinimeve me Willian, ia doli të shënonte (40’).
Ky ishte goli vetëm në pjesën e parë dhe mysafirët shkuan në pushim me avantazh.
Fraksioni i dytë nuk prodhoi gola, ashtu që takimi përfundoi me golin e vetëm të shënuar në pjesën e parë.
https://www.youtube.com/watch?v=dgXhq-xZMwU&feature=youtu.be



