Chelsean përgatit një befasi për N’Golo Kante
N’Golo Kante është shumë afër marrëveshjes së re me Chelsean, çka do ta mbante atë në Stamford Bridge edhe për pesë vitet e ardhshme.
Mesfushori francez raportohet se ka arritur marrëveshje me ‘Blutë’, ku do përfitoj 290 mijë funta në javë, përcjell Periskopi.
Bisedimet kanë filluar qysh në verë, kur Paris Saint-Germain filloi kontaktet me fituesin e Kupës së Botës.

Chelsea ia rrëmbeu Kanten PSG-së në vitin 2016, kur e transferoi nga Leicester për shumën e 32 milionë funteve.
27-vjeçari ka qenë pjesë integrale e sukseseve të Chelseat dhe të Francës./Periskopi/



