Chiellini lëvdata për Ronaldon: Ai vendos ndeshjen

Chiellini lëvdata për Ronaldon: Ai vendos ndeshjen

Mbrojtësi i Juventus, Giorgio Chiellini ka gjetur kohë të thur lëvdata për pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldon.

Ky i fundit shënoi golin e parë për ‘Bardhezinjët’ në minutën e 81′ të takimit, në fitoren e vështirë 0:2 ndaj Frosinone.

”Askush nuk pret ndryshe nga Cristiano Ronaldo dhe golat e tij janë një problem më pak tek ne”.

”Ai ishte i pafat me kartonin e kuq të mërkurën, por ai tregoi se sa i rëndësishëm është për ne. Me kualitet që kemi, është e pafalshme të mos shënojmë deri në ato minuta”, potencoi mbrojtësi italian.

Portugezi ka shënuar tre gola në Serie A deri tani me fanelen e Juventusit./Periskopi

Shpërndaje në: