‘Ciao’ Juve, Reali e vërteton që është ‘baba’ në Champions League (Video)

‘Ciao’ Juve, Reali e vërteton që është ‘baba’ në Champions League (Video)

Real Madrid e ka deklasuar Juventusin midis Torinos me rezultat 3:0

Cristiano Ronaldo nuk ndalet së shënuari ndaj Juventusit, ndërsa sot realizoi dy gola, shkruan Periskopi.

Reali mposhti bindshëm Juven me rezultat 3:0 me golat e Ronaldos 3′,64′ dhe Marcelos 71′.

Goli i dytë i yllit portugez ishte thjeshtë mrekulli pasi realizoi në mënyrë akrobatike.

Ishte një natë e keqe për Juventusin pasi në këtë takim u ndëshkua me të kuq Dybala, lojtar në të cilin shpresonin shumë ‘Biankonerët’. /Periskopi/


Shpërndaje në: