Çiftet e showbiz-it shqiptar që do i kalojnë festat të ndarë (Foto)

Çiftet e showbiz-it shqiptar që do i kalojnë festat të ndarë (Foto)

Kryesisht për shkak të angazhimeve profesionale ata nuk do të gjenden në të njëjtin vend kur ora të shënojë 00:00, madje disa prej tyre do të jenë në shtete e në kontinente të ndryshëm.

Image

Marina dhe Getoari

Pak orë para se 2017-a të trokasë, Marina do të jetë prezantuesja e koncertit të ndërrimit të viteve që do të mbahet ditën e nesërme në sheshin “Shën Tereza” në kryeqytet, ndërsa reperi do të performojë me grupin Babastars në një nga lokalet e njohura të Tiranës.

Image

Silva Gunbardhi dhe Dafi

Këngëtarja ka filluar turin e saj në Amerikë që prej datës 23 dhjetor e do të qëndrojë atje deri pas performancës së saj të fundit në datën 1 janar. Ndërkohë që bashkëshorti i saj, Dafi nuk ka lajmëruar në profilet e rrjeteve sociale data koncertesh gjatë ditëve festive.

 

Image

Robert Berisha dhe Nora Istrefi

Në natën e ndërrimit të viteve Nora Istrefi është e ftuar në qytetin e Librazhdit, ndërsa Roberti do të jetë në Shkup bashkë me këngëtarin Milot Binaku.

Image

Dafina Zeqiri dhe Jose

Dafina është kthyer prej disa ditësh në Prishtinë e ka filluar performancat e saj. Në natën e ndërrimit të viteve ajo ka lajmëruar se do të jetë në kryeqytet, në një nga lokalet më të njohura dhe menjëherë, në datën 1 në Zyrih bashkë me emra të tjerë të njohur të muzikës shqiptare. Në fotot e publikuara deri tani në rrjetet sociale nuk është kuptuar, nëse partneri i saj Jose e ka shoqëruar këtë herë.

Image

 

Ermal Fejzullahu dhe Arjana Fejzullahu

 

Edhe Earmali do e kalojë larg familjes festën e vitit të ri, pasi koncerti i tij është i programuar në qytetin Gladbach në Gjermani .

Shpërndaje në: