Çifti Mimoza Shkodra dhe Seldi publikojnë duetin “Dashni”
Çifti më i ri i shoubizit shqiptar, këngëtarët Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu ditë më parë kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë.
Menjëherë pas fejesës, Mimoza dhe Seldi kanë marrë një tjetër vendim.
Ata sollën një këngë të përbashkët për të cilën nuk kishin bërë asnjë paralajmërim më parë dhe kësaj kënge ia kanë shoqëruar edhe videoklipin.
Kënga titullohet “Dashni” dhe ashtu siç edhe kuptohet prej titullit dyshja përmes vijave melodike i këndojnë dashnisë që kanë për njëri-tjetrin.
Ky projekt i sapo publikuar nga Seldi dhe Mimoza është këngë befasi për të gjithë fansat e tyre dhe njëherësh edhe simbol i dashurisë së tyre.



