Çifti zviceran e quan kryeministrin Haradinaj ‘plaçkitës’ në St.Moritz
Gazetari Enver Robelli ka bërë një përshkrim të udhëtimit të tij në fshatin dhe hotelin ku thuhet të ketë qëndruar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Ai beson që ky rast duhet të hetohet nga Prokuroria e Kosovës, duke marrë parasysh çmimet shumë të larta në atë vend – madje edhe për Zvicrën e shtrenjtë – siç shprehet ai.
Ai mëson që një çift zviceran që kishte bashkudhëtuar me të drejt St.Moritzit e kishte quajtur Haradinajn, plaçkitës – duke e ditur vetëm informatën për vizitën e tij në hotelin e shtrenjtë, duke qenë kryeministri i vendit më të varfër në Evropë.
Robelli tregon që përshtypja e njerëzve në St.Moritz është se atje shkojnë për pushime ose njerëzit shumë të pasur, ose plaçkitësit. Atje – thotë ai – dy gllënjka konjak kushtojnë sa një pagë e një arsimtari në Kosovë.
Kjo lë shumë të kuptohet në lidhje me transparencën e kryeministrit tonë, poashtu shtron dyshime në lidhje me burimet e tij të parave – përcjell Periskopi.
Lexo shkrimin e plotë: http://www.koha.net/veshtrime/68470/afera-carlton-eshte-ceshtje-edhe-per-prokurorine/



