Çika e Trumpit: S’e di pse njerëzit udhëtojnë me autobusë, unë qysh në shkollë fillore kisha limuzinë
Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e lartë e presidentit Donald Trump, foli zëshëm dhe ashpër kundër autobusëve gjatë ditës së djeshme, duke iu thënë gazetarëve, “Kurrë s’kam hipur në autobus në jetën time – janë të mëdhenj.”
Më pas, ajo vazhdoi: “Ideja që të hipësh në autobus, ku janë shumë njerëz të tjerë dhe ju s’keni ide se kush janë apo se çka mund të hanë, është kundër të gjitha bindjeve të mia.”
Ajo më tej tha se nuk kishte ide pse njerëzit mund të merrnin autobusin kur mundej që thjesht të hipnin në një Uber [taksi].
Derisa fliste për llojet e ndryshme të transportit, Trumpi u bë dukshëm emocionale. “Në vitet tetëdhjetë, një çikë e vogël në Manhattan e merrte limuzinën për në shkollë fillore çdo mëngjes,” tha ajo. “Ajo çikë isha unë.” /Periskopi



