Cikalleshi zbulon bisedën e bujshme: Ja çfarë më tha presidenti pas tre golave

Cikalleshi zbulon bisedën e bujshme: Ja çfarë më tha presidenti pas tre golave

Sokol Cikalleshi po kthehet çdo ditë dhe më shumë në një protagonist kryesor në kampionatin turk me fanellën e Akhisar Belediyespor.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mbrëmjen e djeshme dhuroi spektakël duke shënuar 3 gola në fitoren e skuadrës së tij 6-0 përballë Gaziantepspor që luftonte për mbijetesë.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, bomberi kuqezi zbulon bisedën interesante që zhvilloi me presidentin e Akhisar, Huseyin Eryuksel.

Na thoni pak pas ndeshjes cila ishte surpriza më e bukur që ju bënë?

Pati disa, por i pari ishte presidenti i klubit Akhisarit i cili më tha se nuk do më lejonte që të kthehesha te Istanbul Basaksehir…Ishte i ekzaltuar nga fitorja bindëse, por edhe nga performanca ime. Më erdhi mirë që u ndjeva krenar për punën që kam bërë në klub.


Sokol Cikalleshi Goal HD – Akhisar Genclik Spor… by worldfoot


Sokol Cikalleshi second Goal HD – Akhisar… by worldfoot

Shpërndaje në: