Cila kombëtare ka më shumë vlerë në treg: Kosova apo Shqipëria?
Ditë më parë, portieri i Manchester Cityt me emër të çuditshëm Arijanet Muriqi iu bashkua Kombëtares së Kosovës në futboll. Grupi i lojtarëve që udhëhiqet nga Bernard Challandes është përforcuar muaj më parë edhe me Edon Zhegrovën, shkruan Periskopi.
Vlera e Kosovës aktualisht sipas magazinës së specializuar në tregun e lojtarëve është 43,68 milionë Euro. Gati dyfish më shumë kushton Shqipëria me 73,23 milionë.
Lojtari më me vlerë te Kosova është Valon Berisha, pas të cilit vjen anësori i Werder Bremen, Milot Rashica me 7 milionë. Ndërkohë që te Shqipëria lojtarët më me vlerë janë Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha, me 25 respektivisht 20 milionë. Pa këta dy lojtarë, Shqipëria do të ishte poshtë Kosovës – por duket se futbolli shqiptar po përparon ndjeshëm, me prodhimin e lojtarëve nga liga e saj. /Periskopi



