Cilat janë 10 vendet me orarin më të shkurtër të punës në botë?
Ja lista e plotë e 10 vendeve më orar më të shkurtër të punës:
Parisi
Surprizë! Parisienët kanë orarin më komod në botë. Sipas një raporti të Bankës UBS, që analizon punën dhe modelet e fitimit në 71 qytete nëpër botë, banorët e kryeqytetit francez punojnë 1,604 orë në vit: “Ata që duan të kenë sa më shumë kohë për veten, duhet të marrin në konsideratë faktin të jetojnë në Paris, ku njerëzit punojnë 35 orë në javë dhe kanë 29 ditë pushime të paguara”, – shkruajnë analistët e UBS.
Franca i sanksionoi këto rregulla në vitin 2000, duke zyrtarizuar 35 orë punë në javë, për të inkurajuar kompanitë të punësojnë më shumë njerëz. Reformat e ndryshme i kanë zbutur këto rregulla me kalimin e kohës. Ato duket se janë ende efektive në mbulimin e orëve mesatare të punës.
Për kontrast, Hong Kongu është një nga vendet ku njerëzit punojnë mesatarisht 2,606 orë në vit, ose 50 orë në javë.
Lioni
Ashtu si Parisi, qyteti francez i Lionit krenohet me një orar të shkurtër pune.
Njerëzit në Lion punojnë mesatarisht 1,631 orë në vit, duke e bërë qytetin e dytë në botë për kohën në punë. Po ashtu, ata kanë 29 ditë pushime të paguara në vit.
Moskë
Harrojeni për një moment politikën dhe krizën ekonomike dhe mendoni këtë: Banorët e kryeqytetit të Rusisë kanë ndër oraret më të shkurtër në botë: 1,647 orë në vit dhe 31 ditë pushime të paguara.
Helsinki
Për ata që kërkojnë një orar të shkurtër dhe pak stabilitet politik këshillohet të merret në konsideratë Helsinki, me një mesatare 1,659 orë në vit. Pushimet e paguara janë 29 ditë. Sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror, Finlanda është konsideruar një nga vendet më të mira në botë për përgatitjen dhe trajnimin e fuqisë punëtore.
Vjenë
Në qytetin austriak, me një popullsi 1,8 milionë banorë, punohet mesatarisht 1,678 orë në vit, me 27 ditë pushime të paguara. Sipas “Economist Intelligence Unit”, Vjena është konsideruar qyteti i dytë më i mirë në botë për të jetuar, pas Melburnit në Australi.
Qyteti ka një reputacion për standarde të larta jetese, infrastrukturë të qëndrueshme dhe një sistem të mirë shëndetësor.



