Cilat klube janë më të ndjekura në rrjetet sociale?
Rrjetet sociale për shumë kë janë shndërruar në burim të parë të informimit, por edhe të promovimit personal dhe në shumë aspekte janë duke zëvendësuar mediat konvencionale.
Përderisa ky fenomen e përshpejton dhe lehtëson komunikimin e personave dhe subjekteve me përcjellësit dhe me ata që kanë interes për punën e tyre, njëkohësisht shkakton edhe probleme në mbledhje dhe selektim të informatave.
Sidoqoftë, klubet e futbollit nuk përbëjnë përjashtim në trendet e reja globale të komunikimit dhe tashmë ka klube me qindra miliona përcjellës në rrjete sociale.
Sipas një hulumtimi, rezultatet e së cilit janë publikuar para pak ditësh Real Madridi është lideri globale, klubi me më së shumti përcjellës në të gjithë botën, i përcjellë nga afër nga Barcelona.
Manchester United edhe pse ka prezencë shumë të fuqishme në tregun aziatik dhe atë amerikan, vazhdon të jetë i treto, por shumë larg dy klubeve nga Spanja, kurse gjigantët tjerë të futbollit evropian janë ndër 10 të parët, për të parë Galatasarayn si të 11-tin dhe Corinthinasin, në pozitën e 15-të si klubi më i “fuqishëm” në facebook, nga klubet e Amerikës së Jugut.




