Cilat kolege e uruan e cilat jo Remzie Osmanin për fejesën e djalit?
Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, e ka fejuar djalin e vetëm, Hamzën. Ceremonia e fejesës së Hamit është mbajtur në Mushtisht, në praninë e familjarëve e miqve të shumtë, shkruan “Kosovarja”.
Vjehrra ka shkëlqyer, po ashtu e bija e saj simpatike. Çifti i ri dukeshin bukur dhe natyrisht mjaftë të lumtur.
Dihet që reja e këngëtares tashmë është bërë mjaftë e njohur. Gëzime Krasniqi duket si modele, e bash kështu është dukur edhe me rastin e fejesës, shkruan “Kosovarja”.
Remzia është uruar nga shumë njerëz me rastin e fejesës së djalit. Ajo në Instagram ka pranuar urime vetëm nga dy kolege të estradës, nga Edona Llalloshi dhe bashkëvendësja e saj Shyhrete Behluli./Kosovarja/






