Cilat skuadra janë kualifikuar dhe pritet të kualifikohen sot në Ligën e Kampionëve?

Cilat skuadra janë kualifikuar dhe pritet të kualifikohen sot në Ligën e Kampionëve?

Sot dhe nesër zhvillohen ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve në kuadër të grupeve.

Sonte, do të luhen ndeshjet e grupeve: A, B, C dhe D. 

Në grupin A do të luajnë: Manchester United kundër Cska Moskës. Anglezët vetëm me një barazim e sigurojnë kualifikimin, ndërsa rusët duhet patjetër që të fitojnë që të kualifikohen, ose në rast barazimi të shpresojë në një humbje të Baselit ndaj Benficës, ndeshja në fjalë zhvillohet në Portugali, Benfica nuk e ka asnjë pikë ndërsa Baseli i Taulant Xhakës i ka nëntë pikë dhe shpreson në një fitore të Manchester United dhe të kualifikohet, ku edhe me humbje nuk i rrezikohet vendi i dytë, pasi që i kanë pikët barabartë me Cska Moskën por në ndeshje të ndërsjellta zviceranët kanë rezultat më të mirë, tranmseton Periskopi.

 

Bayern Munchen dhe Paris Saint-Germain e kanë siguruar kualifikimin në raundin tjetër, këto dy ekipe do të luajnë në Gjermani dhe Bayern duhet të fitojë me plus katër gola epërsi nëse dëshiron të këtë vendin e parë. Celticu është në vendin e tretë dhe ka tre pikë, ndërsa Anderlechti është në vendin e katërt dhe nuk e ka asnjë pikë. Skocezët do të kualifikohen në Europa League, edhe në rast humbje prej 0:3, pasiqë në Belgjikë, ata kanë fituar me rezultat 0:3.

 

‘Grupi i vdekjës’ është ai grup ku bëjnë pjesë: Chelsea, Roma, Atletico Madrid dhe Qarabag. Londinezët e kanë siguruar plasmanin në 1/16 të ligës së kampionëve, ata do të luajnë kundër spanjollëve të Atletico Madridit, këta të fundit kanë gjashtë pikë dhe vetëm me fitore dhe me një shpresë për humbje të Romës ndaj Qarabag, do ta siguronin kualifikimin në raundin e ardhshëm. Kjo, shihet e pamundur pasiqë Roma e pret Qarabagun në Itali.

Barcelona do të përballet kundër Sportingut në “Camp Nou”, “blaugrana” e ka siguruar kualifikimin në raundin e ardhshëm. Nëse katalunasit fitojnë atëherë, Sportingu do të vazhdojë garat në Ligën e Evropës. Barcelonës do ti bashkangjitej Juventus që do të këtë punë të vështirë kundër Olympiakosit, në Greqi. Italianët kanë një pikë më shumë se portugezët. Nëse Sportingu fiton ndaj Barcelonës, Juventusi patjetër duhet të fitojë. Ndërsa në rast se në fund Sportingu dhe Juventusi do t’i kenë pikët e barabarta, atëhere italianët do të kualifikoheshin në raundin e ardhshëm. /Periskopi.

 

Shpërndaje në: