Cili është grupi shqiptar që kreu vrasje me porosi?
20 vjet pas ndodhjes së disa vrasjeve, familjarët e viktimave, në raste të ndara po kërkojnë dënimin e kryesve të krimeve. Së paku tri vrasje janë kryer nga një grup personash, ku disa prej tyre janë dënuar me nga 20 vjet burg e disa të tjerë, të pa gjykuar, ndodhen ende në arrati.
Indeksonline nesër ekskluzivisht sjell rrëfimin e familjarëve të cilët kërkojnë që i gjithë grupi që ishte përfshirë në vrasje të dalin para organeve të drejtësisë.
Indeksonline po ashtu do t’ua sjell edhe rrëfimin e dëshmitarit të njërës prej vrasjeve, i cili thotë se u detyrua ta lëshoi Kosovën pasi që ishte kërcënuar nga rrethi i njërit prej të dënuarve.
Nesër mund të lexoni se si veproi grupi kriminal dhe kush e përbënte atë?
Sa vrasje i kreu dhe sa para mori për të ekzekutuar njerëz të pafajshëm?
Mund të mësoni se si ndodhi vrasja me lopatë në Prishtinë dhe vrasja e dyfishtë me sëpatë në Mitrovicë? Po ashtu mund të lexoni edhe se si ndodhën 150 plaçkitje brenda një kohe të shkurtër?
Për këto dhe shumë detaje tjera, nesër ekskluzivisht vetëm në Indeksonline.
‘Indeksonline’, posedon edhe rrëfime të personave të tjerë për raste të ndryshme, e të cilat mund të jenë objekt i shqyrtimit nga ana e Gjykatës Speciale.



