Cili ishte amaneti i Lecit për Cimën?
Të gjithëve ju kujtohen treshi persheshi, Leci, Cima dhe Qumili. Rasim Thaç-Cima ka treguar se i ndjeri Ibrahim Krajkova-Leci ia kishte lënë një amanet.
Leci i kishte kërkuar që mos t’i shkonte më në vizitë dhe Cima kështu kishte vepruar, Pavarësisht dëshirës së madhe për ta takuar mikun e tij të zemrës.
“Gjithmonë po rri e nuk po mund të besojë që nuk është në mesin tonë. Shpeshherë e kam vizituar ndërsa kur filloi sëmundja ta rëndoj më shumë, më tha se nuk ka qejf t’i shkoj në vizitë. Vuante prej sëmundjes së vet. Ka fundi rrallë e kam pa sepse ishte dëshira e tij, të cilën e kam respektuar”, ka thënë Cima.



