Cili nga të dashurit ja festoi më bukur ditëlindjen Elitës? (Foto)
Prezantuesja seksi, Elita Rudi duket se çdo vit ka një destinacion të ri me rastin e ditëlindjes së saj, por jo me të dashur të ri.
Për dallim nga viti i kaluar, kur Elita ditëlindjen e festoi në Kroaci me ish-të dashurin Bekim Balajn, këtë vit ajo festoi ditëlindjen e saj në Santorini të Greqisë me të dashurin e tanishëm, reperin Gjiko, shkruan Indeksonline.
Për dallim nga Gjiko, Balaj ishte treguar edhe më i kujdesshëm duke i dhuruar asaj një buqetë të tërë me lule, gjë që Gjiko nuk e bëri. Ajo me Balajn kishte qenë edhe në Itali dhe jo vetëm në Kroaci.
Për më tepër flasin fotografitë më poshtë, e Elita nuk ka nguruar që edhe sot të publikojë një fotografi nga pushimi ku edhe duket shumë bukur.







