Çitaku e ashpër: Kjo seancë e VV’së është farsë, PDK nuk bëhet fasadë e dështimeve
Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku në një konferencë për media ka thënë se Kosova e ka humbur tërësisht vitin 2025 për shkak të Qeverisë Kurti, raporton Periskopi.
Ajo ka akuzuar duke thënë bllokimi i vendit është për shkak të VV’së, e cila po e përdor rezultatin për ta zvarritur.
Çitaku ka thënë se seanca e sotme për buxhetin është farsë, për të mbuluar dështimet.
“PDK nuk do të jetë pjesë e një seance të paligjshme. Nuk do të bëhemi fasadë për mbulimin e dështimeve të të tjerëve. Sepse kjo seancë nuk është thirrur për qytetarët. Nuk është thirrur për ligjet. As për komisionet. Kjo seancë është thirrur për t’i shpëtuar fajit, fajit të një pushteti që për 10 muaj rresht ka refuzuar të marrë vendime, të ndërtojë dialog, të krijojë shumicë dhe të formojë qeveri. Thirrjet për të shkelur ligjin nuk janë zgjidhje. As për vendin, as për Kuvendin, as për demokracinë tonë. Ato janë derë e hapur për kaos. Janë precedentë të rrezikshëm që dëmtojnë themelet e shtetit ligjor”, ka theksuar ajo.
Nuk është zgjidhje, është tentim për të mbuluar dështimin. Ajo që po shohim sot është e dukshme: Kur vjen puna për të formuar institucionet: zvarritje, pasiguri dhe manipulim afatesh nga LVV. Por kur vjen puna për t’i ikur përgjegjësisë: nxitim i çuditshëm, madje duke shkelur rendin kushtetues”, ka thënë Çitaku më tej.



