Çitaku falënderon Krasniqin: E more drejtimin e PDK’së në rrethana të vështira

Çitaku falënderon Krasniqin: E more drejtimin e PDK’së në rrethana të vështira

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK’së pas pesë vitesh udhëheqje, lidhur me këtë ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku, shkruan Periskopi.

“E more drejtimin e PDK-së në rrethana të vështira.
E ruajte, e rrite dhe e fuqizove, jo vetëm në vota, por edhe me kuadro të reja, energji dhe vizion…”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Postimi i plotë:

Faleminderit Memli,
E more drejtimin e PDK-së në rrethana të vështira.
E ruajte, e rrite dhe e fuqizove, jo vetëm në vota, por edhe me kuadro të reja, energji dhe vizion.
Sot, pas katër vitesh që e udhëheq Partinë, respekti për ty vetëm më është rritur.
Një lideri nuk i mjafton vetëm dija, i duhet edhe karakteri i fortë dhe zemërgjerësia. Ti i ke të dyja.
Me falënderim, me respekt dhe me bindjen se do të qëndrojmë të bashkuar për një PDK edhe më të fuqishme.

Shpërndaje në: