Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të miratohet rezoluta e përgatitur nga ekspertët e pavarur për procesin në Hagë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur sot para se të filloj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka falënderuar kolegët e saj nga partitë e tjera politike, që kanë pranuar që të shtyhet seanca për në orën 17:00.
“Ka momente kur politika hesht, dhe historia flet. Ky ka qenë një nga ato momente. Dua t’iu njoftoj që në seancën e parë të punës, bashkë me marrëveshjet ndëkrombëtare, do të kërkojmë që të miratohet edhe Rezoluta e përgatitur nga ekpertët e pavarur për procesin në Hagë Shpresoj që fryma e konsensusit që reflektoi dje për të shtyer seancën për në orën 17:00, të reflektohet edhe nesër për miratimin e kësaj rezolute”, ka thënë Çitaku.



