Çitaku për protestën e 17 shkurtit: Nuk do të heshtim, protestojmë për drejtësinë e çlirimtarëve

Çitaku për protestën e 17 shkurtit: Nuk do të heshtim, protestojmë për drejtësinë e çlirimtarëve

Nënkryetarja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për protestën që do të mbahet më 17 shkurt në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Citaku ka bërë thirrje për protestë, duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

 

 

Sipas saj protesta është pa motive politike dhe kundër zvarritjeve, duke nënvizuar se “drejtësia për çlirimtarët është drejtësi për Kosovën.”

Shpërndaje në: