Çitaku thirrje VV’së: Të mos ketë abuzim të pushtetit, qytetarët të jenë të lirë

Çitaku thirrje VV’së: Të mos ketë abuzim të pushtetit, qytetarët të jenë të lirë

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku ka kërkuar që mos të ketë abuzim të pushtetit në këto zgjedhje, raporton Periskopi.

Ajo tutje ka kërkuar prej qytetarëve që të votojnë lirshëm pa pasur presion.

“Si sekretare e përgjithshme e një subjekti politik dhe si një njeri që ka qenë aktivisht e angazhuar në politikë, e di që për çdo zyrtar të lartë partiak zgjedhjet janë vendime partiake dhe është e natyrshme që secili të angazhohet për fitoren aty ku garon. Por, është shumë me rëndësi mënyra se si angazhohet, është me rëndësi të mos ketë intimidim, frikësim apo abuzim të pushtetit. Njerëzit që janë të veshur me fuqi politike e institucionale duhet të jenë shumë të vëmendshëm në mënyrën se si e manifestojnë atë pushtet. Sot kemi parë pamje jo të këndshme edhe në Prishtinë, ku një qytetar xhirohet nga një person i veshur me pushtet dhe i rrethuar me bodyguardë. Pamje të tilla, përveç që janë të vrazhda dhe nuk i shërbejnë demokracisë, do të duhej të ishin të dënueshme. Qytetarët duhet të lihen të lirë dhe të votojnë vet”, tha ajo në konferencën për media.

“Njerëzit që kanë fuqi politike, e që janë përkohësisht të veshur me petkë institucional, dhe kanë pushtet efektiv, dueht të jenë shumë të kujdesshëm që mos të abuzojnë resurset shtetërore dhe të jenë të vëmendshëm që qytetarëve t’ua lënë të lirë që vendosin ata vet”, ka thënë ajo para mediave.

Shpërndaje në: