Çitaku: Vetëvendosje refuzoi iniciativën e PDK-së për të mbrojtur ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Çitaku: Vetëvendosje refuzoi iniciativën e PDK-së për të mbrojtur ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),  Vlora Çitaku ka thënë se janë takuar me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe i kanë kërkuar që Kuvendi i Kosovës të themelojë një mekanizëm për mbikqyrje të Gjykatës Speciale që po i gjykon ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Çitaku ka treguar se nuk kanë gjetur mbështetje nga Vetëvendosje as për një rezulutë në Kuvend e as për krijimin e ndonjë mekanizimi për mbikqyrje të Gjykatës Speciale, meqë Kuvendi i Kosovës është themelues.

“Ne kemi kërkuar kryetari i partisë, Memli Krasniqi,  Enver Hoxhaj,  Abelard Tahiri si shef i Grup Parlamentar dhe unë personalisht kemi kërkuar disa herë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të krijojë një mekanizëm. Kemi shkuar dhe jemi takuar jo një herë,  disa herë me ish-kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe kemi prezantuar ketë kërkesë. Madje, ekipet tona ligore patën hartuar një draftë rezulutë e cila duhej të kalonte në Parlamentin e Republikës së Kosovës”.

“Fatkeqësisht përtej fjalëve të kurtaazizë nuk kemi gjetur mbështetje nga ana Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk i kemi thënë këto publikisht asnjëherë deri më tani. Sepse nuk kemi dashur që Prokuroria në Hagë të ndjejë dhe të vrejë kaq hapur se sa të braktisur nga institutcionet janë udhëheqësit e luftës çlirimtare. Jemi munduar që t’i kursejmë liderët tanë nga një goditje e tillë”, ka thënë Çitaku.

Çitaku ka thënë se ka pasur shumë takime për këtë çështje, duke sqaruar se ka pasur edhe zotime e premtime, por që nuk janë realizuar.

“Mund ta pyesin edhe z.Konjufca ka pasur zotime dhe premtime por asnjë herë nuk është realizuar kjo kërkesë minimale”.

Çitaku ka treguar se kanë dërguar kërkesë edhe tek ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për rritje të fondeve për mbrojtjen e ish-drejtuesve të UÇK-së, por që fondet janë zvogëluar.

“Sikurse që kemi dërguar kërkesë disa herë edhe tek zonja Haxhiu për rritje e fondeve në mbështetje të mbrojtjes së prirjësve UÇK-së në Hagë. Le që nuk ka pasur reflektim në këtë drejtim por fondet janë zvogluar”, ka thënë Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së, ka thënë se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi mund të luftohen politikisht në Kosovë, por nuk janë në Hagë si politikan as si kryeministra as si deputet.

“Atje në Hagë janë si ushtar si luftëtarë të luftës sonë çlirimtare dhe kjo paaftësi mentale për ta bërë këtë dallim dhe për ta  kuptuar që në Hagë nuk po mbrohet Qeveria Thaçi 1 ose Thaçi 2 por lufta e UÇK-së për mua është e pakuptueshme. Të shkojë urrejtja, mos durimi deri në këtë masë  sa të jesh në gjendje ta sakrifikosh historinë por edhe të ardhmen. Një verdiktë i dëmshëm në Hagë ka pasoja të mëdha për të ardhmen  e Republikës sonë”, ka thënë Çitaku.

Ndonjë psikiatër ose psiko-analistë mund ta kuptojë pse Vetëvendosja i urren kaq shumë ish-ushtarët e UÇK-së tha Çitaku.

“Po e them prapë mund ta kuptoj që politikisht ka mos durim, sepse Thaçi përfaqëson gjithçka që Abin Kurti kurrë nuk mund të jetë. Sepse Thaçi me të dhe me emrin e tij ndërlidhen momentet më definuese të historisë së re të Kosovës. Liria e Kosovës lidhet pashmangshëm me emrin e tij, si udhëheqës i delegacionit të Kosovës në Rambuje, marrëveshja e cila na solli ndëryrjen e NATO-së dhe lirinë në vitin 99-të”.

Sipas nënkryetares së PDK-së, me Hashim Thaçin dhe emrin e tij pashmangshëm ndërlidhet Pavarësia e Kosovës.  Ajo thotë se e kupton padrurimin personal sepse Kosova do të ketë kryeministra për aq sa do ketë Kosovë edhe  presidentë e deputetë do të ketë. “Por, vetëm një gjeneratë i ka rënë barra, privilegji dhe përgjegjësia që të jetë në krye të këtyre proceseve.  Shteti shpallet vetëm një herë, kryeministra do të ketë gjithmonë por vetëm një kryeministër e ka lexuar dhe e ka shpallur Pavarësinë e Kosovës”.

Çitaku mendon se fakti që Albin Kurtin nuk do ta përmend historia e mundon shumë.

“Mendoj që është i obsesionuar me mungesën e rolit të vet në proceset definuese historike të këtij vendi. Por, ai ka pasur mundësinë që ta shkruaj historinë e tij, që të anëtarësojë Kosovën në NATO dhe në Këshillin e Evropës që të ndikojë në zhvillimin ekonomikë dhe në mirëqenien e qytetarëve. Fatkeqësisht që Albin Kurti do të hyjë në histori jo në pjesën e ndritshme të saj”, tha ajo.

Çitaku është pyetur edhe për përfundimin e procesit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Deputetja e PDK-së është optimiste për fundin e këtij procesi dhe pret që në mars të vitit të ardhshëm krerët e UÇK-së të vijnë në Kosovë.

“Kjo nuk duhet  të ishte vetëm pritje e PDK-së, institutcionet e Kosovës, populli dhe secili prej nesh e pret edhe me ankth por edhe me shpresë njëkohësisht fundin e këtij procesi. Pritja jonë është diku ka pranvera e ardhshme të merret vendimi dhe t’i kemi në Kosovë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin ne nuk i ndajmë”, ka thënë ajo./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: