Çitaku: VV pasuroi mafien dhe bllokoi pavarësinë energjetike
Nënkyetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka kritikuar qeverisjen Kurti, duke thënë se ka dëmtuar çdo iniciativë të institucioneve të Kosovës, shkruan Periskopi.
Çitaku përmes një postimi në Facebook nuk e la pa përmendur sektorin e energjisë i cili u shoqërua me skandale të shumta.
“Ata e bllokuan Kosovën, i rënduan familjet dhe prodhuesit vendorë me çmime të papërballueshme dhe pasuruan mafien energjetike.
Nagipi e Martini janë vetëm maja e ajsbergut, rrënjët duken shumë më të thella”, shkroi Çitaku mes tjerash
Postimi i plotë:
Lëvizja VV prej ditës së parë si parti politike, në mënyrë aktive dhe shpeshherë edhe me dhunë, ka sabotuar çdo iniciativë të institucioneve të Republikës së Kosovës për të ndërtuar kapacitetet tona energjetike.
Nga Termocentrali Kosova e Re e deri tek projekti amerikan i gazpërçuesit, VV ka kundërshtuar dhe bllokuar çdo përpjekje për zhvillim.
Sot, pavarësia energjetike nuk është vetëm çështje ekonomike. Është çështje e sigurisë kombëtare.
Ata e bllokuan Kosovën, i rënduan familjet dhe prodhuesit vendorë me çmime të papërballueshme dhe pasuruan mafien energjetike.
Nagipi e Martini janë vetëm maja e ajsbergut, rrënjët duken shumë më të thella.
Më 28 Dhjetor kësaj mendësie i vjen fundi.
Ata po e shohin, prandaj janë në panik.



