Çitaku, VV-së: Konkretizoni deklaratat, Albin Kurti ta trajtojë me seriozitet çështjen e presidentit

Çitaku, VV-së: Konkretizoni deklaratat, Albin Kurti ta trajtojë me seriozitet çështjen e presidentit

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se partia në pushtet dhe lideri i saj duhet ta marrin me seriozitet çështjen e presidentit, për të cilën tashmë është vendosur një afat nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas Çitakut, Vetëvendosje duhet që deklaratat e saj publike, t’i konkretizojë dhe t’i dërgojë letër Partisë Demokratike të Kosovë, për të vijuar me zhvillimet e reja.

Deri më tani, ajo tha se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë zyrtare.

“Kryetari i PDK-së ka marrë pjesë në dy takime me kryetarin e LVV-së. LVV dhe Albin Kurti duhet ta trajtojnë çështjen e presidentit me seriozitet dhe përgjegjësinë, që një situatë e tillë do të duhej të impononte dhe tani është radha që Vetëvendosje, deklaratat e saj publike t’i konkretizojë në një letër të shkruar. Nuk kemi pranuar asnjë kërkesë zyrtare.”

Shpërndaje në: