City bën ofertë të re për Muriqin
Manchester City janë të gatshëm të shpërblejnë portierin e ri të shumë-vlerësuar Arijanet Muriq me një kontratë të re afatgjate.
Gardiani 20 vjeçar është pozicionuar si numri 2 në Etihad këtë sezon pas lëndimit afatgjatë të Claudio Bravos.
Përfaqësuesi i Kosovës është paraqitur në Carabao Cup këtë sezon, që ndihmoi skuadrën e tij të arrijë deri në finale pas fitores së Cityt ndaj Burtonit me rezultat të përgjithshëm 9-0, raporton “TheSun”.
Dhe, edhe pse Muriqit i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën aktuale, menaxheri Pep Guardiola po dëshiron që t’i ofrojë atij kushte të reja para përfundimit të afatit kalimtar, transmeton Periskopi.
Ai mendohet se paguhet rreth 3 mijë funte në javë, ndërsa me kontratën e re të hyrat e tij javore do të trefishohen, në rreth 10 mijë funte në javë.

Një burim në Etihad ka thënë për “TheSun”: “Aro do të marrë kontratën e re pasi ka impresionuar të gjithë këtu tek ne. Ka qenë i mrekullueshëm në Kupë këtë sezon. Performanca e tij në pritjet e penaltive ishte mbresëlënëse. Ai shpreson të startojë finalen në Wembley”.
Muriqi u kthye nga huazimi në skuadrën holandeze NAC Breda në fillim të këtij sezoni pas lëndimit të Bravos./Periskopi/



