City e Liverpooli ndajnë pikët
Ekipet barazuan me rezultat 1 me 1, pavarësisht numrit të madh të rasteve për gol nga të dy palët.
James Milner shënoi i pari në ndeshje. Ai i dha epërsinë Liverpoolit në minutën e 51-të pas gjuajtjes së saktë nga penaltia. Në minutë ne 69-të Kun Aguero barazoi gjithçka në 1 me 1 dhe për rezultatin përfundimtar.
Me këtë barazim, dy ekipet mbesin në pozitat tre dhe katër. City është i treti me 57 pikë e një ndeshje më pak, ndërsa Liverpooli i katërti me 56 pikë të tubuara.



