City i Guardiolës ndalet nga ekipi i sapofutur në Premier Ligë

City i Guardiolës ndalet nga ekipi i sapofutur në Premier Ligë

Ndeshja e parë e xhiros së tretë në Premier Ligë ka prodhuar një befasi të madhe. Ekipi në dukje i pandalshëm, që vitin e kaluar mblodhi 100 pikë në ligë, Manchester City – ka dështuar të marrë tri pikë në përballjen kundër Wolverhamptonit të sapoinkuadruar në elitë, shkruan Periskopi.

Kjo ndeshje ishte e dominuar nga ekipi i Guardiolas me posedim të topit, por duket se gjërat nuk qëndrojnë njëjtë si në vitin e kaluar.

Ekipi i Nuno Esprito Santo luajti mjaft mirë dhe madje, po të kishte fat do t’ia dilte mbanë të merrte të trija pikët. Ky është barazimi i dytë për Wolves.

Golin e parë e shënoi Willy Boly, ndërsa barazoi Aymerick Laporte për Cityn.

Shpërndaje në: