City ia vazhdoi kontratën, nëna e futbollistit: “Dërgoja një puthje Guardiolas (Video)
Gabriel Jesus sot nënshkroi kontratë të re me Manchester Cityn që do ta mbajë atë në ‘Etihad’ deri më 2023
Gabriel Jesus menjëherë pas transferimit të tij nga Palmeiras te Manchester City arriti që të fitonte një vend në formacionin e Guardiolas, transmeton Periskopi.
Ylli brazilian sot pas nënshkroi kontratën me ‘Qytetarët’ e telefonoi nënë e tij për t’ia kumtuar lajmin.
Nëna e futbollistit ishte shumë e lumtur dhe krenare me të birin, por në fund të bisedës kishte edhe një mesazh për Guardiolan.
“Zoti të bekoftë ty dhe shokët e tu për sezonin e ri.. dhe dërgoja një puthje Guaridolas. Akoma nuk e kam takuar atë!,” thotë nëna e Jesus.
Më pas 21-vjeçari fillon të qeshë dhe i thotë nënës së tij ‘Në rregull, të dua,”. /Periskopi/



