City po ngecë me kontratën e yllit të skuadrës, Reali i gatshëm të përfitojë (Video)
E ardhmja e Raheem Sterling te Manchester City është në dyshim pasi bisedimet për kontratën e re kanë ngecur
Anësori anglez po kalon një edicion fantastik me Man Cityn duke shënuar 20 gola në të gjitha garat deri më tani, shkruan Periskopi.
Sterling kërkon rritje të pagës në kontratën e re, por bisedimet nuk janë duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kështu Reali po shikon mundësitë që të përfitojë duke bërë një ofertë për të në verë.
Zinedine Zidane është admirues i madh i 23-vjeçarit dhe e ka përcjellur atë që nga koha kur ishte në Liverpool.
“Ne të gjithë e dimë se kush është Raheem Sterling dhe natyrisht ne jemi duke e monitoruar atë,” kishte thënë Zidane në vitin 2015. /Periskopi/



