Çka bëri Adelina Ismaili për Ermal Fejzullahun? (Foto)

Çka bëri Adelina Ismaili për Ermal Fejzullahun? (Foto)

Ishte në hapat e parë të karrierës, e cila e solli këtu ku sot është, me kaq shumë dashuri që merr nga adhuruesit e muzikës së tij, shkruan Kosovarja.

Ermal Fejzullahu, një djalosh i ri, që synonte t’i ndiçte hapat e babait të tij, një ikonë e muzikës së mirëfilltë shqipe, e kjo pjesë nuk ka dyshim se e ndihmoi deri në një pikë, por krah i djathtë duket të ketë qenë edhe diva e muzikës shqiptare Adelina Ismaili.

Epo, e tillë ishte periudha e më hershme, kur nga miqtë e kolegët mund të gjeje mbështetje, meqë xhelozia mund të ketë ekzistuar më tepër si një fjalë e thjeshtë.

E sot, fatkeqësisht po ndodh e kundërta.

Incizimet e ndryshme, për festat e fundvitit apo edhe thjeshtë, paraqitjet skenike me projekte, e shfaqnin Adelinën përkrah Ermalit, si një fillim i ri drejt një rrugëtimi të gjatë, për t’u bërë njëri nga këngëtarët më të dashur të estradës.

Këto imazhe, që Kosovarja i sjell për ju, tregojnë njëherit edhe raportin miqësor të Adelinës me Ermalin, meqë kanë edhe miqësi familjare, por edhe shfaqin ‘divën’ e vërtetë, e gatshme kurdoherë, për të bashkëpunuar me artistë të rinjë.
/Kosovarja/

Shpërndaje në: