Çka e këshillonte Tony Blair Edi Ramën?

Çka e këshillonte Tony Blair Edi Ramën?

Afërsia e ekipit të Edi Ramës me ekipin që ka menaxhuar zyrën e ish- kryeministrit britanik Tony Blair, tashmë është e njohur. Tony Blair, njihej edhe si një këshilltar ‘pa para’ për qeverinë shqiptare.

Periskopi, dje raportoi se Edi Rama, tani do të mbetet pa këtë këshilltar, pasiqë kompania këshilluese e udhëhequr nga Tony Blair, e cila ka të bëjë kryesisht me marrëdhëniet me publikun’, do të mbyllet.

Por kush ishte njeriu i Tony Blair, që duket se ishte këshilltari kryesor i Partisë Socialiste.

Alastair Campbell, ish drejtori i komunikimit në zyrën e Tony Blair dhe një ‘këshilltar i lirë strategjik’ për kryeministrin shqiptar.

Ai kishte ndihmuar Shqipërinë në projektin e saj “Next generation”, projekt nga i cili nuk dihet ende asnjë rezultat.

Kështu që, ndihma e Tony Blair për Edi Ramën mbetet e panjohur.

Muajin e kaluar, Tony Blair dhe Edi Rama janë takuar në Shqipëri.

Blair ishte kritikuar nga mediat britanike se po ‘shëtiste rrugëve të Tiranës’ në kohën kur po përballej me akuzat për luftën në Irak.

“Është Tirana, Tony”, shkruante DailyMail. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: