Çka i tha Ramos në dhomat e zhveshjes Ronaldos
Pavarësisht se nuk la shenjë në finale, Cristiano Ronaldo ia arriti qëllimit që sërish të ishte në qendër të vëmendjes pasi në një moment feste shtoi zërat për një largim të munshëm nga Reali i Madridit.
Por në dhomat e zhveshjeve ‘yjet’ e Realit janë të bezdisur nga komentet e Cristiano Ronaldos pas triumfit në finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
Atyre nuk u ka pëlqyer fakti se Ronaldo pohoi se do të largohej nga klubi në një moment kur skuadra nisi ta festonte në fushë titullin e 13-të të Madridit në Champions.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Sergio Ramos e qortoi Ronaldon në dhomat e zhveshjes duke i thënë:
“Nuk në rregull çfarë ke bërë, nuk ishte momenti i duhur për ta thënë atë. Duhet t’i tërheqësh fjalët dhe ne do të të ndihmojmë”.
Sipas gazetës spanjolle, Ronaldo e ka pranuar këtë dhe Ramos e ka mbyllur me “ne jemi me ty, por duhet ta ndihmosh veten, gjithashtu”.
Pas finales, në ditën kur Real Madridi e festoi titullin në shtëpi, Ronaldo ndryshoi plotësisht në deklaratat e tij pasi i përshëndeti tifozët madrilenë duke u thënë “shihemi vitin tjetër”.



