Çka kanë kinezët? Përveç lojtarëve, tani kërkojnë edhe gjyqtarin më të mirë anglez
Klubet e atjeshme po investojnë shumë para në transferime të yjeve të futbollit europian.
Së fundmi, është mesfushori i deritanishëm i Chelseat, Oscar, ai i cili kaloi në futbollin kinez.
Por, kinezët nuk po ndalen me kaq.
Ata janë të interesuar që të marrin edhe gjyqtarin pothuajse më të mirë të Premier Ligës, Mark Clattenburg, të cilin e shohin si të duhurin për ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e futbollit të Kinës. /Periskopi.com



