Çka mësuam nga ndeshjet e mbrëmshme në Champions League?

Çka mësuam nga ndeshjet e mbrëmshme në Champions League?

Në nëntë vitet e kaluara, Real Madridi dhe Barcelona ishin tetë herë në finale të Ligës së Kampionëve. Ndeshjet e këtyre dy ekipeve, barazimi i Barçës në Greqi [ndaj Olympiacos] dhe humbja turpëruese e Realit në Wembley [ndaj Tottenhamit] e dëshmojnë rënjen e dy gjigantëve spanjoll. Shkaku i formës së dobët, të dyja këto ekipe mund të eleminohen shumë më herët nga ky kompeticio. Një tjetër arsye është edhe mungesa e përforcimeve, dhe njëkohshëm mungesa e konceptit të lojës.

Barcelona e ka një trajner të padëshmuar, i cili nuk po ia del që të bëj një Barcelonë të frikshme si në vitet e shkuara. Taktika e saj 4-3-3 nuk po funksionon, jo vetëm për arsye të mungesës së mesfushës cilësore, por edhe për një arsye tjetër: iu mungon lojtari i tretë cilësor për të formuar partneritet me Messin dhe Suarezin. Deulofeu nuk duket zgjidhja e duhur. E i tillë, në ato pak ndeshje sa luajti, nuk duket as Ousmanne Dembele.

Reali ndërkohë përballet me një vështirësi edhe më të madhe. Prej fillimit të vitit 2016, ata duket se i kishin zgjidhur problemet takike, përmes formacionit që e kishte bërë të gatshëm Rafa Benitez. Por me Zidane-in, idetë e reja mungojnë. Dhe një dështim i këtij ekipi duket i pashmangshëm.

Një tjetër gjë që mësuam ishte edhe se ekipet angleze janë më të forta se vitet e kaluara. City fitoi ndaj Napolit në San Paolo. Spurs e mundën Madridin, dhe asgjë nuk mund t’i bëj të mos e mendojnë veten si një prej klubeve më të forta evropjane. Ndërkohë që fitore të lehtë dje kishin edhe United dhe Liverpool. Duket se kësaj here, ekipet angleze do të jenë mjaft serioze në kompeticion dhe është fare e mundshme që ndonjëra prej tyre të arrijë deri në majë. | periskopi

Shpërndaje në: