Çka i ndodhi Bleronës për Shën Valentin
Shën Valentini, është njëra prej festave më të dashura për të gjithë.
Në këtë ditë të veçantë nuk mjafton vetëm shprehja e dashurisë, por edhe shkëmbimi i dhuratave.
E një dhuratë për Shën Valentin e ka marrë edhe moderatorja e njohur e emisionit “1 Kafe prej Shpisë” në RTV21, Blerona Zeqiri edhe pse nuk është në lidhje.

Kolegu dhe shoku i saj i ngusht, Milot Nuraj nuk e ka harruar Bleronën në këtë ditë të veçantë dhe i ka dhuruar asaj një trëndafil të kuq.
“Për momentet e sikletshme në punë që mi jep, për stresin që ma jep, për kafet që kurrë nuk mi qetë. Urime Shën Valentini meqenëse je singël”- ka shkruar Miloti në letrën që ia ka lënë Bleronës në zyrën e saj.




