Çka i ndodhi Resul Sinanit derisa po i jepte lajmet?
Resul Sinani që prej kohës së pasluftës moderon edicionet e lajmeve dhe pa dyshim që më transmetime live i ka ndodhur gjithçka.
“Më ka ndodhur që të qesh si dhe te bëj lapsuse nga më të ndryshmet. Por, asnjëra nga këto nuk e zbehin dhe nuk ndikojnë për keq në vlerësimin që publiku i bën një moderatori. Mos-theksimi i një shkronje, që ia ndërron kuptimin fjalës, mirëkuptohet dhe është simpatik. Ata që ia zënë për të madhe dhe e gjykojnë një moderator për shkak të një lapsusi, nuk janë të sinqertë dhe nuk janë të drejtë, por të kuptohemi, ata që nuk dinë të moderojnë dhe bëjnë shumë gabime në të folur nuk po i llogaris moderatorë fare, sepse të tillët nuk janë aty për meritat e tyre që i kërkon profesioni i moderatorit”, thotë Resul Sinani për revistën “Kosovarja”.



