Çka po festojnë kështu Anita dhe Ramushi? (Foto)
Çifti i njohur Ramush Haradinaj dhe Anita Mucaj, sot kanë ditë feste.
Ata po festojnë një festë të dyfishtë, pasi Ramush Haradinaj feston ditëlindjen dhe pervjetorin e 14 të martesës, shkruan Magazina.al
E si një adhurues i natyrës, çifti Haradinaj ka zgjedhur pikërisht bjeshkën për të nisur këtë ditë te veçantë, pasi ata kanë qenë në Bjeshkën e Vrelles së Istogut.
Ka qenë Anita ajo që ka publikuar fotografi nga atje, ku ka uruar bashkëshortin e saj për ditëlindje dhe përvjetorin e martesës.
“Gezuar Ditelindja, Ramush! Qofshim perhere te lumtur!!! Gezuar ne kete pervjetor te 14 te marteses!!! Kete dite feste e nisem ne Bjeshken e Vrelles se Istogut te Lugu i bute!!!”, ka shkruar Anita




