Çka po ndodh, edhe Blero kandidat për asamblist? (Foto)
Është kthyer nga pushimi dhe menjëherë ka filluar të merret me palestër.
E nga atje, këngëtari Blero Muharremi ka publikuar një fotografi, të cilës ia ka lënë një shkrim shumë interesant, shkruan lajmi.net
Ai ka pyetur se a është vonë që të kandidojë si asmableistë, tani kur kanë dalur listat me emrat fitues të asamblistëve në komunat përkatëse.
E siç duket, ky është një ironizim i tij, siç kanë ironizuar edhe shumë tjerë, pasi këtë vit ishin mbi 7000 kandidatë.
Kujtojmë që Blero dje ka lansuar këngën ‘Mbylli sytë’ në versionin solo, që po pëlqehet nga publiku.




