Çka po ndodh me fytyrën e Teuta Selimit?
Po duket bukur, edhe më bukur se në rininë e saj të hershme. Teuta Selimi, këngëtarja që e njohim qysh se kur ishte fëmijë, po mbetet ende shumë e pranishme në muzikë, me këngë, videoklipe e paraqitje në emisione të ndryshme.

Teuta është gjithashtu specialist e muzikës live. Ajo këndon kudo dhe ia thotë bukur këngës moderne, asaj popullore e shpesh edhe tallavasë.
Ndër vite, pamja e këngëtares ka pësuar ndryshime të mëdha. Ndonëse gjithmonë bukuroshe, siç vërehet, Teuta nuk paska qenë e kënaqur me pamjen e saj, që po e ndryshon me dashje dita ditës, shkruan “Kosovarja”.
Kaq ndryshe po duket sot këngëtarja prishtinase, nënë e dy fëmijëve dhe zë i dashur për një publik të tërë.






