Çka po ndodh me Granit Xhakën?

Çka po ndodh me Granit Xhakën?

24-vjeçari me origjinë nga Kosova, ka treguar paraqitje tejet të dobëta në dy sfidat e fundit të londinezëve, atë kundër Evertonit në javën e kaluar si dhe në të djeshmen ndaj Manchester Cityt.

Madje, nga tabloidi ‘Goal’ ai u përfshi në formacionin e dështakëve të kësaj jave në Premier Ligë.

Gabimet e shumta në pasime dhe mospërqëndrimi i duhur në lojë po ndikojnë jashtëzakonisht që Xhaka të jetë pothuajse inekzistent në lojën e ‘topçinjve’ në javët e fundit.

Një gjë është e sigurtë, ai po rrezikon shumë vendin në formacionin bazë.

Kjo, pasi me rikthimin nga lëndimi të mesfushorit me përvojë, Santi Cazorla, Xhaka sipas të gjitha gjasave do ta ngrohë bankën rezervë.

Në anën tjetër, Francis Coquelin, rivali i tij brenda skuadrës për pozitën e mesfushorit mbrojtës po tregon formë mjaft të lartë.

Natyrisht, Xhakës i duhet ende kohë për adaptim me lojën angleze, mirëpo në ndeshjet e fundit ai u tregua mjaft i papërqëndruar në lojë, gjë e cila në futbollin anglez të bënë të jesh ndër më të dobëtit. /Periskopi.com

Shpërndaje në: