Çka po ndodh me Hysajn?
Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka qenë në një formë të dobët këtë sezon, teksa kohët e fundit paraqitjet e tij nuk kanë qenë ato që pritenin prej tij.
Fakti që Hysaj po kalon një mini krizë në formën e tij u vëertua edhe mbremjen e sotme, teksa ai u la në stol për ndeshjen ndaj Besiktasit në Champions.
Trajneri Sarri vendosi që mos të hedhë në fushë një prej lojtarëve të tij më të mirë në sezonin e kaluar, pas duket qartë që Hysaj është ende larg paraqitjeve të vjetshme.
Por pavarësisht kësaj, Hysaj cilësohet si një prej mbrojtësave më të mirë të krahut në Serinë A dhe është disi e pa shpjegueshme ajo që po ndodh me të aktualisht.



