Çka po ndodh në Rusi? Shkatërrohen dy stadiume ku u mbajt Botërori
Dy nga vendet në të cilën janë zhvilluar ndeshjet e Kupës Botërore në Rusi janë shembur pas pretendimeve se inxhineria e dobët ka bërë që të mos i rezistojnë më gjatë madhështisë estetike.
Në Volgograd, instalimi i nëndheshëm i stadiumit është prishë pas reshjeve të shiut.
Zona dyshohet të ketë kushtuar 198 milionë funta.
Gjithashtu tubacione të ujit dhe sistemet e ujërave të zeza janë shkatërruar duke e ndarë në dysh rrugën që të çon drejt stadiumit, thonë raportet, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Rëra dhe balta derdheshin mbi sistemin e nëndeshëm ku disa makina u mbërthyen në gropat gjigande që kishte lënë pas.
Blogeri rus Ilya Varlamov, i cili vizitoi të gjitha qytetet pritëse të Kupës së Botës, fajësori ‘neglizhencën’ gjatë ndërtimit të infrastrukturës së stadiumit.
“Disa orë pas përfundimit të kampionatit, stadiumi i Volgogradit është duke lundruar në stadiumin Vogla”, tha ai.
Kontraktori kryesor për stadiumin ishte JSC Stroytransgaz, i kontrolluar nga shoku i ngushtë i Putinit Gennady Timchenko./Periskopi/
















