Çka po ndodh me të ardhmen e Neymar? Ky është vendimi i fundit i La Ligas

Çka po ndodh me të ardhmen e Neymar? Ky është vendimi i fundit i La Ligas

Liga spanjolle nuk ka pranuar pagesën e klubit francez.

La Liga vazhdon ta mbajë pezull transferimin e Neymar te Paris Saint-Germain, ashtu siç kishte paralajmëruar edhe presidenti Javier Tebas ditë më parë.

Liga Spanjolle e Futbollit ka refuzuar pagesën e klauzolës së transferimit të brazilianit nga Barcelona te PSG, duke u mbështetur te aplikimi i rregullave që kanë të bëjnë me fair-play financiar, transmeton KosovaPress.

Juan de Dios Crespo, avokat i specializuar në të drejtën sportive, ishte personi që ishte ngarkuar të depozitonte në zyrat e Ligës Spanjolle të futbollit çekun prej 222 milionë eurosh, por tentativa e tij është refuzuar nga organi që kontrollon futbollin spanjoll.

Megjithatë, PSG, mund t’i drejtohet FIFA-s dhe të marrë transferin e përkohshëm, pasi pagesa e klauzolës ishte e parashikuar në kontratën e Neymar me Barcelonën, që do ta hidhte poshtë vendimin e La Ligës, për transferimin e brazilianit.

 

Shpërndaje në: