Çka po ndodhë me Sergio Ramos? Pse po gabon kaq shumë?
Kur luan mirë, mund të konsiderohet qendërmbrojtësi më i mirë në botë. Ose të paktën, ndër më të mirët. Por në javët e fundit, forma e tij ka rënë drastikisht.
Ai ishte heroi i Real Madridit në ndeshjen e Super Kupës së Europës, por më pas gjithçka shkoi keq. Ai e preku topin me dorë në ndeshjen kundër Villarrealit, kundër Espanyolit (ani pse referi nuk e gjykoi si të tillë, kjo u evidentua nga kamerat), bëri gabime në pasime dhe nuk luajti mirë as ndaj Dortmundit.
Goal shkruan se Zidane-it mbase do t’i duhet ta pushojë Ramosin për ndeshjen me Eibarin.
A ka bazë për t’u trembur tifozët e Real Madridit? Natyrisht që po. Ramos është “komandanti” i mbrojtjes së Madridit dhe pa të, dyshja Varane Pepe duket mjaft e brishtë.



