Çka po përgatit Nora Istrefi për fansat e saj?
Nora Istrefi duket se së fundmi për të gjithë fansat do të sjellë në treg videoklipin e saj më të ri.
Këngëtarja e ka bërë të ditur këtë lajm përmes disa fotove të publikuara në rrjetin e saj social Instagram. Kënga titullohet “M’ke mungu”, por për kë ta ketë pasur këtë dedikim Nora?!
Mos ndoshta për fansat e saj që i ka munguar duke qenë se nga kënga e fundit që ka publikuar ka kaluar pak kohë?!
Për këngën e saj të re nga fotot ne shikojmë se ajo ka përzgjedhur dy veshje për këngën e saj të re. Veshjet duken se nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, gjithashtu në këtë shfaqje të re të Istrefit flokët dhe grimi janë një tjetër detaj dallues.




